Mali i Zi në qershor bëhet anëtar me të drejta të plota në NATO

Mali i Zi në qershor bëhet anëtar me të drejta të plota në NATO

Mali i Zi, të enjten në Bruksel, për herë të parë mori pjesë si i barabartë në një takim të nivelit të lartë në Aleancën më të madhe në botë, atë të NATO-s.

Nga 5 qershori vendi i Ballkanit, do të jetë edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i Aleancës Veriatlantike. Ndërkohë, në Gjykatën Themelore të Podgoricës vazhdon procesi gjyqësor ndaj grupit të akuzuar për përgatitje të akteve terroriste dhe për grusht shtet në Mal të Zi, në ditën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të kaluar.

Disa zyrtarë kanë shprehur dyshimet se presidenti amerikan Donald Trump mund të kundërshtojë këtë vendim, për shkak të dëshirës së tij për të përmirësuar raportet me Rusinë, që është kundërshtar i zgjerimit të NATO-s në Ballkan.

“E kuptojmë se presidenti Trump do të bëjë disa përmirësime të raporteve me Rusinë, por nuk shohim shenja të sakrificës së parimeve kombëtare të Amerikës”.

“Do të ndodhë 100 për qind”, tha ai.

Anëtarësimi në NATO është bërë temë e nxehtë në shtetet e ish-Jugosllavisë.

Javën e kaluar, zyrtarë në Podgoricë thanë se kanë prova se qeveria ruse po ndërhyn me një plan për zgjedhjet parlamentare në tetor. Rusia ka kundërshtuar këto pretendime.