Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve është kryer me sukses operacioni i një fëmije të moshës 2-vjeçare.
Sipas njoftimit, mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit, kanë larguan tumorin, “i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut”, përcjell Insajderi.
“Operacioni u realizua, pas trajtimit dhe ekzaminimeve të vazhdueshme nga mjekët pediatër-onkologë”, thuhet në njoftim.
Tutje bëhet e ditur se pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi./Insajderi.com