Në raportin e 100-ditëshit çështjet procedurale numërohen si suksese në shëndetësi

Në raportin e 100-ditëshit çështjet procedurale numërohen si suksese në shëndetësi

Asnjë rezultat konkret në fushën e shëndetësisë nuk ka shënuar Qeveria e Kosovës në 100- ditëshin e parë. Në raportin e përpiluar për këtë periudhë Qeveria i ka shënuar si rezultate edhe procedurat e rëndomta në shëndetësi, shkruan sot Koha Ditore.

Një nga sukseset e 100-ditëshit në raport konsiderohet licencimi i qindra punëtorëve shëndetësorë. Licencimi është proces normal i pakufizuar e që ndodh gjatë tërë vitit.

Në raport Qeveria ka thënë se janë licencuar 710 punëtorë shëndetësorë dhe se janë lëshuar 404 licenca të punës, duke mos sqaruar se çka është dallimi i “licencimit” me “lëshimin e licencave”.