Në rast se dështojnë negociatat – Isa Mustafa tregon se a do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit  

Në rast se dështojnë negociatat – Isa Mustafa tregon se a do ta votojë qeverinë e Albin Kurtit  

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka treguar se a do ta votojë qeverinë e Albin Kurtin nëse dështojnë ta arrijnë bashkë marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Tash ne jemi shprehur më datën 26 dhjetor se në qoftë se do të thotë na ndahen rrugët me Lëvizjen Vetëvendosje dhe ata nuk vazhdojnë edhe më tutje negociatat me ne dhe bashkëqeverisjen me ne, atëherë ne do të votojmë një qeveri të tillë, por jo pa kushte. Duhet të dimë se çfarë do të jetë ajo qeveri, çfarë programi do të ketë, çfarë i ofron Kosovës, sepse nuk kemi mundësi që jashtë përgjegjësisë sonë të votojmë e pastaj e të mos dimë se çfarë do të bëjë ajo qeveri”, ka thënë Mustafa për TV 21, shkruan Insajderi.

Ende nuk dihet nëse Kurti dhe Mustafa do të kenë takimin e radhës sot, në tentim për ta arritur marrëveshjen e bashkëqeverisjes.

Në anën tjetër, Zyra për Media e Vetëvendosjes, ka njoftuar se lideri i tyre dhe i mandatuari për kryeminstër, do të takohet sot me zyrtarët Listës Serbe./Insajderi.com

Lexo edhe: 

Isa Mustafa: Ka gjasa për marrëveshje me Albin Kurtin, ne nuk heqim dorë nga kryeparlamentari