Ndonëse ende nuk ka raport të autopsisë për vdekjen e 18-vjeçares M.O. në Ferizaj, një certifikatë e cila i është dorëzuar familjes së viktimës nga Mjekësia Ligjore, ku tregohet se ka të bëjë me politraumë, transmeton Insajderi.com.
Kështu bëri të ditur këshilltarja në Ministrinë e Drejtësisë, Nazlije Balaj, e cila zbuloi se çfarë përmendet në atë çertifikatë.
“Nuk ka ende raport të autopsisë, por ka çertifikatë të autopsisë. Sepse raporti i autopsisë përmbyllet kur të mbyllen të gjitha analizat laboratorike”, tha ajo për “Edicionin Special” të KK.
“Çertifikata e autopsisë, i lëshohet familjes, dhe në të është e shkruar qartë dhe saktë se në këtë rast kemi të bëjmë me Politraumë”, shtoi më tej Balaj.
Sipas saj të gjithë ata që njohin shkencat e mjekësisë ligjore, e dinë se çka do të thotë politrauma, pra ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve.
“Është një rast shumë i rëndë. Ka të bëjë me thyerje të gjymtyrëve, shkurt shqip, një lloj dhune e përdorur që e ka shkaktuar edhe vdekjen e saj, mirëpo raporti i autopsisë do ta tregojë qartë dhe saktë, shkakun e vdekjes, kohën e vdekjes, mjetet të cilat janë përdorë për vdekje, ndërsa analizat laboratorike i dhanë të dhënat tjera të cilat janë të domosdoshme kur kryhet një autopsi dhe raport i cili i dërgohet prokurorisë për hetime të mëtutjeshme”.
Megjithatë pohon se kur të përfundohen edhe dy lloje tjerash analiza, atëherë përmbyllet raporti nga Mjekësia Ligjore apo ekspertët e mjekësisë. /Insajderi.com