Në rrethinën e Tetovës edhe katër raste me Coronavirus

Në rrethinën e Tetovës edhe katër raste me Coronavirus

Katër raste të reja me COVID-19 në rrethinën e Tetovës Qendra për shëndet publik në Tetovë sot informoi për katër raste të reja me Covid-19 në gjashtë komuna të Tetovës.

Nga katër raste të reja me COVID-19, dy janë banorë brenda Komunës së Tetovës, ndërsa dy janë nga vendbanimet në Komunën e Bërvenicës, njofton Zorica Zafiroska, specialiste e epidemiologjisë pranë Qendrës për shëndet publik”,

.Policia e Tetovës vazhdon të ndëshkojë ata që nuk mbajnë maska, si mënyrë e mbrojtjes së detyrueshme nga transmetimi i Coronavirusit, njofton Insajderi.com.

“Në 24 orët e kaluara, për mosmbajtje të maskave mbrojtëse, 51 personave u janë lëshuar urdhra për shkelje, në përputhje me nenin 6 të Dekretit përkatës qeveritar”, kumtoi SPB Tetovë.

Në 24 orët e kaluara, ka kontrolle të 245 personave që kanë vendim për izolim në shtëpi nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, me ç’rast nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve. /Insajderi.com/.