“Në rripin e orës së Astritit është ADN-ja e tij, por jo mbi të” – rrëfimi i nënës së tij

“Në rripin e orës së Astritit është ADN-ja e tij, por jo mbi të” – rrëfimi i nënës së tij

Xhemile Dehari ka folur rreth raportit të ekspertëve zviceran.

E ftuar në emisionin Pressing në T7, Xhemile Dehari ka thënë se në rripin e orës së Astrit ka pas ADN të tij, mirëpo jo edhe mbi orën e tij.

“Në rripin e orës është ADN-ja e Astritit por mbi të ka qenë një ADN tjetër. Ndërsa në pakon e dërguar ekspertëve kanë munguar thonjët e tij”, ka thënë Xhemile Dehari.

Ndërsa, Avni Dehari, babai i Astrit Deharit i cili u gjend i vdekur në burg të Prizrenit në vitin 2016 ka treguar sesi është “shëtitur” nëpër prokurori të vendit për ta marr raportin e institutit mjekoligjor të Lozanës për vdekjen e birit të tij.

“Është e vërtetë që raporti ka ardhur me 4 tetor në Prishtinë edhe pse ata na kanë thanë që ai ka ardh në ambasadë”, ka thënë babai i Astritit, Avni Dehari. /Insajderi.com