Në Serbi ndalim qarkullimi katër ditor për festat e Pashkëve ortodokse

Ndalim qarkullimi për Pashkët ortodokse do të zgjasë prej të premtes në orën 17 deri të martën në orën 5 të mëngjesit, dhe së shpejti qeveria serbe duhet ta formalizojë këtë vendim.

Në Serbi ndalim qarkullimi katër ditor për festat e Pashkëve ortodokse

Këtë për RTS ka konfirmuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq. Ai ka paralajmëruar se “për gjysmë dite” do të miratohet vendimi se prej të premtes në orën 17 deri të martën në orën 5 të mëngjesit do të ndalohet qarkullimi.

Kështu që ndalim qarkullimi për ditët e fundjavës së ardhshme do të zgjasë një ditë më tepër se për fundjavën e kaluar, gjegjësisht 84 orë.

Të përkujtojmë Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe ka kërkuar nga kreu i shtetit që të lejojë ndërprerje të përkohshme të ndalimit të qarkullimit për Pashkët, në mënyrë që krishterët ortodoksë të cilët nuk janë në vetizolim të mund të marin pjesë në lutjen e festës më të madhe.

Mirëpo, nga Shtabi i Krizës së Serbisë, me këtë rast kanë porositur se “çdo e diele është kyçe, kur bëhet fjalë për epideminë e koronavirusit dhe se duhet të sillen në harmoni me këtë”./Insajderi.com.