Në Serbi quhet “joligjor” dënimi ndaj Zoran Vukotiqit

Në Serbi quhet “joligjor” dënimi ndaj Zoran Vukotiqit

E ashtuquajtura “Zyre për Kosovën” që drejtohet nga Petar Petkoviq, e ka quajtur “joligjor” dënimin me burg të Zoran Vukotiq.

Vukotiq është dënuar me 10 vite burg, të hënën nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Ai është shpallur fajtor për dhunimin e një gruaje shqiptare në Vushtrri, gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Por, e ashtuquajtura “Zyre për Kosovën”, këtë vendim të drejtësisë kosovare e cilëson si “politik”, dhe sipas tyre “kishte një proces pa prova e që pasoi me shkelje të procedurës penale”.

Përmendin edhe reagimin e presidentes Vjosa Osmani, raporton gazeta serbe Novoseti.

Pos, Osmanit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore. /Insajderi.com