Në Serbi raportojnë për deklaratat e Boltonit i cili tha se ideja korigjimit nuk ishte e tij

Bolton kishte deklaruar se ideja e korigjimit të kufijve nuk ishte e tij.

Në Serbi raportojnë për deklaratat e Boltonit i cili tha se ideja korigjimit nuk ishte e tij

Ish këshilltari i sigurisë kombëtare të Donald Trump, John Bolton tha se ai mendonte se ia vlen të përpiqesh të diskutosh shkëmbimin e territoreve si një zgjidhje të mundshme për çështjen e Kosovës, megjithëse kjo ide, siç tha ai, është “e diskutueshme për të dy palët”.

Për këtë ka raportuar edhe agjencia e lajmeve serbe, Tanjug. 

Ai në një intervistë me Shoqatën e Shtypit të Jashtëm Amerikan se shkëmbimi i territoreve u përmend si zgjidhje në bisedimet midis përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës, dhe se përfaqësuesit e të dy palëve në vitin 2018 treguan një dëshirë për të zgjidhur çështjen, sepse ata e kuptuan që nuk kishte ekonomi zhvillimi dhe as stabiliteti derisa marrëdhëniet të normalizohen.

Bolton ishte shkarkuar nga presidenti amerikan, Donlad Trump. /Insajderi.com/