Në Serbi ushtria ka përdorur armë zjarri në kampe të migrantëve

“Ushtria e Serbisë para dy qendrave të migrantëve ka qëlluar në ajër në shenjë paralajmërimi që askush nga migrantët të mos largohet nga karantina”, ka thënë ministri i mbrojtjes i Serbisë Aleksandar Vullin.

Në Serbi ushtria ka përdorur armë zjarri në kampe të migrantëve

Vullin ka pretenduar se në qendrat e migrantëve në Adashevc afër Shidit dhe në Kërnjaç afër Beogradit, ushtarët kanë qëlluar në ajër “në mënyrë që ta qetësojnë situatën”.

“Këto kanë qenë ngjarjet në zonën tonë të përgjegjësisë dhe janë zgjidhur më së miri që ishte e mundur”, ka thënë Vullin për televizionin proqeveritar serb Pink.

Ai ka thënë se migrantët janë në karantinë 24 orëshe në të gjitha qendrat derisa zgjatë gjendja e jashtëzakonshme. Ka shtuar se ushtria serbe e “respekton në mënyrë strikte ligjin dhe detyrat e saja”./Insajderi.com.