Në Serbi ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë

Delegacionet e ministrive të mbrojtjes së Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë po marrin pjesë në ushtrimet ushtarake “Vëllazëria Sllave 2019” e cila po mbahet në Serbi dhe në të cilat po marrin pjesë rreth 750 pjesëtarë të forcave speciale për desant ajror të këtyre tri vendeve.

Në Serbi ushtrimet e përbashkëta ushtarake të Rusisë, Serbisë dhe Bjellorusisë

Në kumtesën e kabinetit të presidentit të Serbisë, pretendohet se Vuçiq në takim me këto delegacione ka pretenduar se këto ushtrime janë simbol i miqësisë dhe marrëdhënieve të mira të tri shteteve dhe se kjo është një nga mënyrat e forcimit të strukturave ushtarake të Serbisë, Rusisë dhe Bjellorusisë.

“Bashkëbiseduesit kanë konstatuar se bashkëpunimi në fushën e mbrojtje në periudhën e fundit ka arritur nivelin më të lartë dhe se janë të kënaqur me zbatimin e suksesshëm të ushtrimeve të cilat sivjet mbahen për herë të pestë”, pretendohet në kumtesë./Insajderi.com.