Në sheshin e Drenasit vendosen shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Në sheshin e Drenasit vendosen shtatoret e Fehmi e Xhevë Lladrovcit

Në sheshin e Drenasit ” “Fehmi LLadrovci”mbrëmë janë vendosur shtatoret e heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xhevë Krasniqi – Lladrovci.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

“Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz.Drenica është më e bukur me Juve, Baca Fehë e Dada Xhevë! Të pavdekshëm në zemrat e mendjet tona!Lavdi e përjetshme Heroi Fehmi Lladrovci! Lavdi e përjetshme Heroina Xhevë-Krasniqi-Lladrovci!”, ka shkruar ai.