Protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Tiranë është mbajtur të shtunën në Shkodër.
Ndryshe nga protesta e fundit, ku u sulmua selia e Partisë Socialiste të Shkodrës, protesta e kësaj të shtune kishte më pak pjesëmarrës dhe shumë më paqësore, raportojnë mediat në Shqipëri.
Në fund, policia ka shoqëruar dy protestues, 14 dhe 15 vjeç, të cilët dyshohen se mbanin në duar bidona me benzinë.
Ky ka qenë i vetmi moment i tensionuar i kësaj proteste e cila përfundoi shpejtë dhe në mënyrë paqësore./Insajderi.com