“Ne shpëtuam mirë, por për ata që ishin poshtë…. Ishte një masakër e vërtetë”.
Këto janë fjalët e njërit nga 14 të mbijetuarit që kaluan vetëm me disa gërvishtje, por të padëmtuar nga aksidenti i rëndë që ndodhi gjatë mëngjesit të së dielës në Kroaci.
Shtëpia në të cilën janë vendosur këta pasagjerë të autobusit që po bart’te udhëtarët shqiptarë nga Gjermania për në Kosovë, e që përfundoi jashtë autostradës, është jashtëzakonisht e heshtur. Shumica prej të posaardhurve janë shpërndarë në kënde të ndryshme dhe po përpiqen t’ju tregojnë të dashurve të tyre në Kosovë e Gjermani “se si kanë arritur ta nxjerrin kokën gjallë nga tmerri i sotëm”.
I riu i cili po udhëtonte vetëm mezi mbajti lotët derisa përshkruajti momentin e aksidentit.
“Ne që ishim në krye të autobusit bëmë mirë, por ata që ishin poshtë … Ishte një masakër e vërtetë. Pothuajse të gjithë pasagjerët në gjashtë të mëngjesit ishin duke fjetur në autobus. Ende nuk është e qartë për mua se si ndodhi një tragjedi e një madhësie të tillë”, tha ai, raporton “SBplus”.
“Gjëja e parë që mbaj mend pas përmbysjes, kur u zgjova, ishte mendimi se ne vetëm u rrotulluam dhe nuk ishte një aksident i rëndë. Në atë kohë nuk kisha ide se do të ndodhte kaq tragjike. Por ishte. Unë arrita të telefonoj familjen time, të gjithë ishin shumë të lumtur”, tha Fidan Hajdari nga Kosova, i cili punon dhe jeton në Gjermani.
Të moshuarit kryesisht janë të hutuar dhe të humbur. Do të ishte e vështirë të përballohej pa të rinj që janë mësuar të komunikojnë përmes rrjeteve sociale.
“Unë udhëtova vetëm, por tani për këta njerëz ndjehem sikur jemi një familje e madhe. Nuk e di se çfarë do të bëja pa këta të rinj, ata më ndihmuan me një lidhje interneti në mënyrë që të mund të telefonoja familjen time. Çfarë kaluam është një tmerr. Pamjet do të më zgjasin përgjithmonë. Unë thjesht nuk dua që ky aksident të mbulohet me gënjeshtra, shpresoj që të gjithë do të përpiqen të zbulojnë shkakun e tij të vërtetë”, tha Xhevahire Gashi, një zonjë e moshuar, e cila ende mban veshur një bluzë të përgjakur në tronditje si një kujtesë e tmerreve që përjetoi sot që nuk do t’i harrojë kurrë.
10 persona vdiqën, ndërsa 15 të tjerë vazhdojnë të jenë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e vetaksidentit të ndodhur sot në autostradë pranë qytetit Slavonski Brod në Kroaci.
69 shqiptarë po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë me autobusin, i cili u aksidentua në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. /Insajderi.com