Në Shqipëri 14 të vdekur nga COVID-19 dhe 788 të infektuar të rinj

Në Shqipëri 14 të vdekur nga COVID-19 dhe 788 të infektuar të rinj

Në Shqipëri 14 persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 788 raste të reja me Coronavirus, njofton Insajderi.

Shifra totale e të vdekurve ka arritur në 1003.

788 rastet pozitive janë nga testimi i 2501 mostrave. Numri total i të infektuarve ka arritur në 48.530.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 300 persona, duke arritur në 24.820 shifra e të shëruarve. Janë 22.707 raste aktive.