Në Shtërpcë vendosen posterë me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Në Shtërpcë vendosen posterë me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”

Policia e Kosovës njofton se posterë me mbishkrimin “Mirë se vini në Asociacionin e Komunave Serbe”, janë hasur në rrugën Ferizaj-Prizren gjatë të enjtes.

Rasti në polici është hapur si “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Shtërpcë, 23.09.2021 – 18:00. Patrulla policore ka raportuar se ka vërejtur në tabelat e rrugës rajonale Ferizaj-Prizren kanë vërejtur posterë me mbishkrimin “mirë se vini në asociacionin e komunave serbe”. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me vendim të cilit është hapur rasti i lartcekur”, thuhet në raportin 24 orësh./Insajderi.com