Kanë reaguar edhe ish pjesëtarë të UÇK-së në qytetin e Skenderajt. Ata kanë dalë në qendër të qytetit duke protestuar në shenjë revolte ndaj akuzave që i janë bërë presidentit Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veselit.
Ata gjatë intervistës për T7 kanë thënë “se kjo është një padrejtësi e madhe ndaj luftës së pastër të UÇK-së dhe në fund drejtësi do të triumfojë”.
Më pas ana kanë shtuar se “përveç tjerash ky është një presion ndaj shtetit tonë në këtë fazë të bisedimeve”. /Insajderi.com