
Veteranët e luftës së UÇK-së Skenderajt në bashkëpunim me organizatat e dalura nga lufta sot protestuan nga ora 12:00, kundër arrestimit të ish-komandantit Haki Hajdari,i njohur nga bashkëluftëtarët si Haki Drenica.
Në protestë përveç qytetarëve ishin të pranishëm edhe Hysni Gucati kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,dhe Xhavit Jashari , përfaqësues i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan Periskopi.
“Çdo tentativë për ta degraduar vlerën më sublime të popullit tonë, me akuza të fabrikuara dhe dëshmitar të rrejshëm është humbje kohe”, tha ndër tjera Gucati.
Kurse Xhavit Jashari,kërkoi nga përfaqësuesit e popullit që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rasteve si ky Haki Hajdarit.
Ndërsa në emër të organiatorëve të kësaj proteste Gentiana Zeqiri tha se adresa për arrestimin e kriminelëve është përtej kufinjëve të Kosovës – në Serbi.