
Është sekuestruar një armë zjarri e tipit pistoletë në qytetin e Skenderajt në orët e pasditës së datës 31.10.2020, njofton Insajderi.
Lajmin e ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i Plicisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas informacioneve të policisë, sekuestrimi i armës është rezultat i vijimësisë së një hetimi të ndërlidhur me një rast tjetër hetimor i nisur javë më parë.
Lidhur me rastin, në cilësi të të dyshuarit është intervistuar një person nga i cili është sekuestruar arma, ku pas procedurës intervistuese është liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontrollë apo posedim i paautorizuar i armëve./Insajderi.com