Në Spitalin e Gjakovës ka mjaftueshëm oksigjen

Në Spitalin e Gjakovës ka mjaftueshëm oksigjen

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës njoftoi të enjten se Spitali i Gjakovës ka oksigjen të mjaftueshëm “pavarësisht numrit të madh të të hospitalizuarve me COVID-19”.

Sipas njoftimit, rezervuari me oksigjen të lëngshëm, me kapacitet prej 10 mijë litrash, i vendosur kohë më parë, ka krijuar stabilitet të qëndrueshëm.

“Dikur kishte në dispozicion vetëm bombola, të cilat ngadalë, por sigurt po largohen nga përdorimi”, thuhet në njoftimin për media të SHSKUK-së.

Sipas raportit të datës 1 shtator, në Spitalin e Gjakovës janë duke u trajtuar për COVID-19 gjithsej 120 pacientë./Insajderi.com