Në spitalin e Pejës 11 pacientë me gjendje të rëndë nga Covid-19

Në spitalin e Pejës 11 pacientë me gjendje të rëndë nga Covid-19

Aktualisht në spitalin rajonal të Pejës po trajtohen 70 pacientë me Covid-19, njofton Insajderi.

Në kuadrin e këtyrë pacientëve, 43 janë duke u trajtuar me oksigjeno terapi ndërsa 11 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore, raportohet nga spitali rajonal në Pejës.

Ndërkohë pacientet tjera janë në gjendje stabile.

Gjatë vikendit në këtë spital, 630 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor.

Ditëve të fundit, vlen të theksohet se në Kosovë ka pasur rritje të madhe të të infektuarve me Covid-19, si dhe numri i rasteve me vdekje ka qenë gjithashtu i lartë./Insajderi.com