Në Spitalin e Përgjithshëm 15 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
53 të infektuar me COVID-19 janë të hospitalizuar në këtë spital.
“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Nga Personeli i spitalit janë të infektuar 2 mjekë, 4 Infermierë dhe 3 punëtor shërbimeve teknike. /Insajderi.com