Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me Covid-19

Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 64 pacientë me Covid-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë ka rënë numri i pacientëve me Coronavirus, njofton Insajderi.

Në njoftimin e bërë nga ky spital thuhet se aktualisht janë duke u trajtuar 64 pacientë,  5 pacientë janë në Respirator(CPAP), 48 pacientë janë në oksigjeno-terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjithashtu në njoftim thuhet se gjatë 24-orëve të fundit nga coronavirusi janë shëruar 6 pacientë.

Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 181 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 12 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“2 lindje kanë qenë gjatë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 1 normale dhe 1 me prerje cezariane. Kanë lindur 2 foshnje të dyja të gjinisë femërore”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në 24-orët e fundit 203 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,071 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione./Insajderi.com