63 pacientë me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, ku tyre 39 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe 11 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton Insajderi.
Po ashtu në këtë spital raportohet të jenë janë shëruar edhe 7 pacientë.
Nga Spitali i Pejës njoftojnë se nga stafi shëndetësorë, janë 5 mjekë, 16 infermierë dhe 3 punëtorë nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me COVID-19.
“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”, thuhet në raportin e spitalit./Insajderi.com