“Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja do t’i paraqes të arriturat e vendit”

“Në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, presidentja do t’i paraqes të arriturat e vendit”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në takimin e pasdites të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të prezantojë të arriturat e vendit, përcjell Insajderi.com.

Këtë e ka bërë të ditur Blerim Vela, këshilltari i Osmanit, i cili tha se në këtë takim ajo do t’i ekspozojë edhe veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve tjerë.

Presidentja e vendit dhe këshilltari i saj.

“Sot, Këshilli i Sigurimit do të diskutojë mbi raportin e Kosovës të Sekretarit të Përgjithshëm. Presidentja Vjosa Osmani do t’i paraqesë të arriturat e Republikës sonë të re dhe do t’i ekspozojë veprimet keqdashëse të Serbisë dhe aktorëve të tjerë”, shkroi Vela në Twitter.

Takimi do të mbahet pasditen e mërkurës nga ora 16:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt./Insajderi.com