Ministri i Brendshëm i Kosovës, Agim Veliu, në takimin mbajtur mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, ka nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim të ndërsjellë mes dy vendeve në fushën e sigurisë, njofton Insajderi.
Kjo marrëveshje do t’i mundësojë të dy vendeve që të bashkëpunojnë mes tyre edhe përmes përdorimit të përbashkët të Oficerëve të Kontaktit ose Ndërlidhës, në vendet ku njëra nga palët nuk përfaqësohet me Oficer Kontakti ose Ndërlidhës, me kusht që të jetë marrë pëlqimi i vendit pritës.
Kjo marrëveshje do ti përcaktojë format e bashkëpunimit, procedurat për dhënien e ndihmës, procedurat e kalimit kufitar dhe rregullat për qëndrimin e ekipeve të shpëtimit, kalimin kufitar të pajisjeve dhe artikujve të ndihmës, strehimit dhe ndihma e të zhvendosurve, përdorimin e Avionëve si dhe bashkërendimin dhe menaxhimin e operacioneve të ndihmës ndaj fatkeqësisë, etj./Insajderi.com