Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës do të mundësohet ndjekja e studimeve në nivelin master në programin e ri “Gjermanishtja si gjuhë e huaj” si dhe është përuruar salla gjermane.
Me këtë rast, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, para mediave ka thënë se shkollimi i lartë është avantazh për secilin, duke shtuar se një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e të rinjve.
“Është privilegj të jem pjesë e përurimit të sallës gjermane e cila është pajisur me teknologji moderne dhe libra. Departamenti i Gjuhës Gjermane dhe Letërsisë të UP në përgjithësi kanë qenë bartës i kulturës sonë dhe urë lidhës me partnerët tanë edhe atëherë kur komunikimi me profesionistë ishte i pamundur”.
“Më vjen mirë që do prezantohet programi master si gjuhë e huaj. Një nga çështjet parësore është ofrimi i mundësive për avancimin e rinisë sonë”, është shprehur ajo./Insajderi.com