Në vend se të jetë në Kuvend, Kryeministri rri në shtëpi

Në vend se të jetë në Kuvend, Kryeministri rri në shtëpi

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda, gjatë fjalimit të tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet lidhur me Raportin e Progresit, ka thënë se kryeministri dhe kabineti qeveritar rrinë nëpër shpija dhe vijnë për të dhënë llogari në Kuvend.

“Raporti i Progresit e godet këtë realitet të sotëm, kur na nuk e kemi kryeministrin edhe shumicën e kabinetit qeveritar këtu, kjo është kritika e Raportit të Progresit ndër të tjera”, tha Deda, transmeton Gazeta Express.

“Ku janë, nshpi janë, nuk vinë me dhanë llogari para Kuvendit, ku është Kuvendi? Kuvendi nuk e mbikëqyr Qeverinë, për shkak të kulturës politike”, vazhdoi Deda.

Ai tha se Kosova ka elemente të kapjes së shtetit, ka bërë thirrje që të merren masa për shkapje.

“Ckapjen nuk do ta bëjë Qeveria që i ka 52 deputetë, do ta bëjë një qeveri e ardhshme”, tha ai.