
Paraditen e së martës një i dyshuar shtetas i Maqedonisë, ka mbytur foshnjën e porsalindur duke e hedhur në një përroskë me ujë afër shtëpisë, në komunën e Vitisë.
Sipas policisë bashkëshortja e të dyshuarit ja kishte lënë në përkujdesje foshnjën e gjinisë femërore, derisa ajo për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, kishte kërkuar ndihmë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Viti.
Policia e ka arrestuar të dyshuarin, ndërsa pas intervistimit është dërguar në ndalim policor.
Trupi i pajetë i viktimës-foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë për obduksion. Rasti është duke u hetuar.