Nëna e 11-vjeçarit tregon takimin me vrasësin e djalit të nesërmen: I thash ku ma ke lanë djalin, vetëm belbëzoi

Nëna e 11-vjeçarit tregon takimin me vrasësin e djalit të nesërmen: I thash ku ma ke lanë djalin, vetëm belbëzoi

Makfire Ilazi, nëna e 11-vjeçarit që u mbyt brutalisht vetëm disa ditë më parë, ka marrë forcën për të treguar publikisht për torturat që fqinji i saj i kishte bërë djalit të saj të mitur.

Ka thënë se herën e fundit e kur e kishte parë djalin e saj 11-vjeçar, ai ishte ankuar tek nëna e tij se po rrihej fizikisht nga Safedin Osmani i cili ka pranuar se ka vrarë 11-vjeçarin.

“Djalit ja ka dhënë një flakaresh dhe më ka thanë djalin që më rrahu Safedini. Ne kemi dal me e kërkuar bukën e gojës vëllai im. Edhe djali im për ata ka dalë”, ka thënë ajo në t7..

Ajo ka thënë se pas ankesë nga djali i saj, Safedini ishte fshehur tek kontinieri dhe që i cili sipas saj ka dalë në skenë menjëherë pasi ishte larguar ajo.

“U kanë tek kontineri i fshehur dhe si e ka pa që nuk jam unë paska dalë. Dhe më pas prej këtij rasti nuk më ka ardhur djali më hic. U bë ora 10 hiç, u bë ora 11 hiç, u bë 12 e natës hiç. Lypa nesër djalin se nuk erdh as në mëngjes as hiç” ka deklaruar ajo, shkruan Insajderi.

Makfire Ilazi thotë se kur kishte dalur për ta kërkuar të nesërmen djalin e saj, kishte takuar njeriun që e kishte vrarë. Thotë se filloi të belboj dhe nuk u përgjigj.

“Të nesërmen e kam taku Safedin. I thash ku ma ke lanë djalin dhe ja nisi me belbëzuar dhe ma nuk e kam pa më kurrë”.

“Kur e pyeta ku ma ke lanë djalin hiç nuk më ka fol vetëm ka ecur sa më shpejt. Një pastrues ma kish gjet djalin dhe më pas e ka telefonuar Policinë e Kosovës”, ka deklaruar ajo..

Ajo po ashtu ka thënë se nuk do ta falë gjakun e djalit të saj asnjëherë.

Ajo është zotuar se do të hakmerret për vrasjen e djalit të saj. Madje ajo ka thënë sot se nëse vetë e familjarët e saj nuk do të munden ta nxjerrin gjakun e tij, amanet do t’ua lë fqinjëve të tij.

“Kurrë e 700 vjet me ja falë gjakun e djalit tim. Edhe fqinjëve kam me ua lanë amanet me e nxjerrë gjakun” ka thënë ajo në t7, shkruan Insajderi.

Nëna e 11-vjeçarit mes të tjerash ka treguar se në vazhdimësi, se Sefedin Osmani kishte ngacmuar djalin e saj 11-vjeçar. Sipas saj i njëjti kishte kryer edhe dy vrasje të tjera./Insajderi.com