
Nëna e Donjeta Pajazitit, Lumnija, ka vlerësuar si të duhur vendimin e e Gjykatës Themelore të Ferizajt që vrasësi i vajzës së saj, Naser Pajaziti të dënohet me burgim të përjetshëm.
Pajaziti u dënua për vrasje si dhe armëmbajtje pa leje, njofton Insajderi.
Ajo në Personale, theksoi se rasti duhet të vazhdohet që të zbardhet si i tërë.
“Na ketë dënim e kemi mirëprit. Dënim si thojnë me vend, e ka marrë ky dënimin e meritum. Po na, si familje e Donjetes, po kem qejf me ditë edhe bashkëpuntortë e tij, sepse jemi i bindun 100 për qind që nuk ka qenë vetëm”, ka deklaruar ajo.
Megjithatë, Pajaziti ka thënë se kanë besim në drejtësi dhe se kjo e fundit do vazhdojë ta zbardhë të vërtetën. /Insajderi.com