Një grua nga Prizreni ka raportuar të mërkurën në polici se është sulmuar fizikisht nga djali i saj, njofton Insajderi.
Sipas viktimës, e gjithë ngjarja kishte ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje, njofton policia.
Rasti është hapur si “Dhunë në familje”.
“Prizren 26.04.2021 – 12:00. Me datë 28.04.2021 viktima femër kosovare raporton se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar djali i saj. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./Insajderi.com