Nëna e Vjosa Osmanit flet pasi e bija u bë presidente

Nëna e Vjosa Osmanit flet pasi e bija u bë presidente

E ëma e presidentes së re të Kosovës, Vjosa Osmanit, ka folur për herë të parë pasi vajza e saj u bë gruaja e dytë e cila u emërua shefe e shtetit, transmeton Insajderi.

Nëna e presidentes së Kosovës ka thënë që si çdo familje kanë qenë në stres gjatë seancës, por në fund e kanë ditur se e njëjta do të fitojë.

“Si çdo familje kemi qenë në stres, po në fund e kemi ditur që do të fitojë”, ka thënë ajo për ‘T7’.

Nëna e Osmanit ka treguar se si e kanë uruar vajzën e tyre dhe me kë e kanë përcjellë seancën.

“Nuk kemi komuniku, ajo ka qenë e nxanë nuk e pengojmë kur është duke punu. Kam qenë me bashkëshortin, djalin, nusen, ata jetojnë të gjithë në Prishtinë, po mbrëmë ka qenë këtu. Veç urimin ja kemi përcjellë përmes telefonit”, është shprehur ajo. /Insajderi.com