Nëna i raporton të zhdukura vajzat e mitura pas dy muajsh, dyshon se ikën në Shqipëri

Nëna i raporton të zhdukura vajzat e mitura pas dy muajsh, dyshon se ikën në Shqipëri

Një nënë nga Vitia i ka raportuar të zhdukura në polici dy vajzat e saj të mitura, njofton Policia e Kosovës.

Raportimin në polici ajo e ka bërë të hënën e 20 shtatorit 2021, ndërsa ka thënë se për fatin e vajzave nuk di asgjë që nga 23 korriku 2021.

“Sipas ankueses, dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti është nën hetime./Insajderi.com