Nëna raporton në polici: Dikush ma sulmoi seksualisht vajzën e mitur në shtëpi

Nëna raporton në polici: Dikush ma sulmoi seksualisht vajzën e mitur në shtëpi

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj e mitur është sulmuar seksualisht nga një person derisa ishte në shtëpinë e saj, njofton Insajderi.

Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Prizren, në vitin 2020.

“Prizren 2020 ─ 23:00. Dëshmitarja femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur viktimën femër kosovare kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa sa kishin qenë në shtëpinë e tyre e kishte ngacmuar seksualisht viktimën në fjalë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com