
Një grua nga Prizreni ka raportuar në polici se një person ia ka marrë vajzën e mitur për të bashkëjetuar.
Siç ka raportuar ajo, i dyshuari e ka dërguar viktimën në një vend turistik, njofton policia, përcjell Insajderi.
Rasti është hapur si “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën 16-vjeç”.
“Prizren, 09.06.2021 – 13:25. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar i kishte marrë vajzën e saj të mitur dhe i kishte dërguar në një vend turistik për të bashkëjetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.
Me vend të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt./Insajderi.com