Nëna raporton në polici se e ka rrahur djali

Nëna raporton në polici se e ka rrahur djali

Një grua nga Prishtina e ka raportuar në polici djalin e saj, për të cilin ka thënë se e ka sulmuar fizikisht, njofton Insajderi.

Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 21:30.

Sipas viktimës, i dyshuari vuan nga çrregullimet mendore.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 03.04.2021-21:30. Viktima femër kosovare ka njoftuar se djali i saj e ka sulmuar fizikisht. Sipas viktimës i dyshuari vuan nga çrregullimet mendore dhe i njëjti është dërguar në QKUK në kliniken Psikiatrike ku është ndalur për trajtim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.com