Nëna rrah fëmijën e saj 3-vjeçar me shkop druri në Rahovec

Nëna rrah fëmijën e saj 3-vjeçar me shkop druri në Rahovec

Policia e Kosovës ka raportuar se një femër e dyshuar ka rrahur fëmijën e saj 3-vjeçar.

Rasti ka ndodhur në qytetin e Rahovecit. Policia ka njoftuar se rrahja ka ndodhur me shkop druri e cila kishte goditur fëmijën e saj duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Është arrestuar e dyshuara femër K/Shqiptare e cila dyshohet se me një shkop druri e kishte goditë  fëmiun e saj tre vjeçar viktimën mashkull K/Shqiptar të cilit i kishte shkaktuar lëndime të lehta trupore në fytyrë dhe i njëjti ka marr tretman mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. /Insajderi.com