fbpx

Nëndega e VV-së në Drenas pezullon aktivitetin

Nëndega e VV-së në Drenas pezullon aktivitetin

Nëndega e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas ka vendosur të ngrijë marrëdhëniet me këtë lëvizje, për shkak të disa parregullsive dhe sjelljes jo të mirë të zyrtarëve të saj, ka thënë kryesusi i nëndegës së VV-së, Rifat Demaku.

Rifat Demaku, dikur kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Drenasit, ka thënë se nëndega që ai drejton ka pezulluar aktivitetet me këtë parti dhe se tani dhe po e shqyrtojnë mundësinë të bëhen pjesë e ndonjë partie tjetër politike.

“I kemi ngrirë marrëdhëniet me ta, e kemi pezullu aktivitetin me Lëvizjen”, ka thënë Demaku për Express, duke treguar se kanë marrë oferta nga të gjitha subjektet politike, të cilat janë duke i shqyrtuar.

“Ne duam të vazhdojmë të ardhmen tonë politike, por në një subjekt tjetër”, ka thënë Demaku.

Partia Demokratike e Kosovës ka deklaruar sot se mungesa e kuadrove, strukturës dhe fuqisë politike në Lëvizjen Vetëvendosje është edhe arsyeja kryesore e refuzimit të pjesëmarrjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme.