Nënë e bir humbin jetën në një aksident në Gjakovë

Nënë e bir humbin jetën në një aksident në Gjakovë

Sot rreth orës 15:05 minuta në rrugën Gjakovë – Pejë në fshatin Skivjan ka ndodhur aksidenti i rëndë trafiku ku si pasojë kanë humbur jetën në vend të ngjarjes dy persona (nënë e bir). Ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime të rënda trupore, të njejtit janë dërguar në QKUK në Prishtinë.

“Dy automjete udhëtarësh ishin duke lëvizur në drejtime të kundërta, kur kanë ardhur në fshatin Skivjan njëri automjet ishte me shpejtësi shumë të madhe dhe në një moment e ka humbur kontrollin duke kaluar në krahun e majtë ku ndeshet  me automjetin tjetër i cili lëvizte nga krahu i tjetër e si pasojë në vend ngjarje kanë  humbur  jetën:

  1. N. lindur me 1975 mashkull shqiptar/ Kosovar – vozitësi i njërit automjet dhe nëna e tij
  2. N. e lindur me 1951 femër shqiptare/ Kosovare,

Lendime të renda kanë pësuar:

N. femër shqiptare/Kosovare e moshës 14 vjeçare dhe

P. mashkull shqiptar/Kosovar lindur me 1963”, njofton policia.

Të gjitha njësitë relevante se bashku me Prokurorin e Shtetit kanë dal në vend ngjarjes dhe me hetimin e këtij rasti po merren njësia e hetimeve të aksidenteve të komunikacionit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë.