Nënë e djalë rrahin kryefamiljarin

Nënë e djalë rrahin kryefamiljarin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të premten ka intervistuar nënë e djalë pasi pas një zënke verbale kanë sulmuar fizikisht kryefamiljarin.

Rasti ka ndodhur në komunën e Zveçanit rreth orës 18:30, njofton Insajderi.

Sipas policisë, të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit  në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregull.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten dhe djalin e tij është sulmuar fizikisht nga ta. Të dyshuarit janë arrestuar, dhe pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e PK-së./Insajderi.com