Nënkryetari i AKR-së paralajmëron tërheqjen nga muzika

Nënkryetari i AKR-së paralajmëron tërheqjen nga muzika

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Labinot Tahiri, i cili ka ushtruar profesionin e këngëtarit për vite me radhë, ka paralajmëruar tërheqjen nga muzika.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram, këngëtari nga Ferizaj ka thënë se muzikën do ta lë në muajin shtator të këtij viti, raporton Insajderi.

“Familjarë e ju publik i dashur, edhe pak kohë më kanë mbetur deri në fund të shtatorit që ta përshëndes gjëjen më të shtrejtë që kisha muzikën”, ka shkruar Tahiri në Instagram.

“Do e lë me shumë krenari, sepse forcën dhe vullnetin ma krijojë Zoti, për të vetmen dëshirë…! Dëshirën që ta shoh popullaten time të buzeqeshur dhe duke ua krijuar një jetë me të mirë, e jo duke i lenë që të dëshpërohen edhe më shumë apo duke e mallkuar vendin tonë me lloj-lloj padrejtesish”, ka thënë Tahiri.

Tahiri është përfshirë në listën për deputetë të koalicionit LDK-AKR. /Insajderi.com