Nënkryetari i AAK-së reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: S’ka gjykatë që mohon lirinë tonë

Nënkryetari i AAK-së reagon pas dorëheqjes së Haradinajt: S’ka gjykatë që mohon lirinë tonë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeminstrit.

Përmes një postimi në Facebook, Isufi ka thënë se nuk ka gjykatë që e mohonë lirinë e tyre dhe se Haradinaj për 8 vite rresht ka dëshmuar luftën e drejtë çlirimtare në Hagë.

“Për çfar drejtësie bëhet fjalë!? Ramush Haradinaj për tetë vite rresht ka dëshmuar luftën e drejtë çlirimtare në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. S’ka gjykatë që mohon lirinë tonë. Në shërbim të lirisë dhe Kosovës sa herë të kërkohet”, ka shkruar Isufi.