Nënkryetari i komunës së Prishtinës nuk e deklaron pasurinë

Nënkryetari i komunës së Prishtinës nuk e deklaron pasurinë

30 ditë afat ligjor kanë pasur zyratrët e lartë shtetëror që të deklarojnë pasurinë në Agjencionin Kundër Korrupsion, por kjo sic duke nuk u ka mjaftuar 64 prej tyre që të kryejnë këtë detyrë që janë të obliguar me ligj.

Agjencia Kundër Korrupsion ka publikuar listën me emrat e zyrtarëve që nuk kanë deklaruar sa pasuri kanë.

Në mesin e tyre është edhe nënkryetari i komunës së Prishtinës, Selim Pacolli i AKR-së. Ai figuron në listën e AKK si zyrtar që e ka deklaruar pasurinë pas afatit ligjor.

Ky zyrtar i lartë shtetëror ka pasuri të konsiderueshme, bazuar në formualrin e vitit të kaluar. Ai ka deklaruar aksione në 13 biznese, në shtatë prej të cilave posedon 100% të aksioneve. Gjashtë vetura luksoze njëra prej të cilave ka vlerën 110 mijë euro.

Si pasuri të palujtshme ka deklaruar katër troje me shtëpi dhe një rrugë private.