“Mati 1”, “Tophane”, “Dodona” dhe “Qendra”, janë katër pjesët e Prishtinës që janë dëmtuar më së shumti nga reshjet e shiut.
Këtë e ka treguar, të dielën nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli.
“Fashati Zllatar është shumë i dëmtuar ku edhe amvisëritë familjare janë dëmtuar. Në Qendër shtëpizat dhe dekorimet janë dëmtuar shumë”, ka deklaruar Pacolli për RTV Dukagjinin.
“Dy familje janë larguar nga shtëpitë e tyre dhe shpresojmë se pas intervenimeve që po bëjnë ekipet e komunës, ato familje të kthehen në shtëpi”.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar se s’ka hapësirë për panik, pasi gjendja është nën kontroll.
Dëmet e shkaktuar janë duke u evidentuar nga Komuna e Prishtinës.
Të dielën, Prishtinën e kaploi moti me shi, duke shkaktuar dëme materiale.
Sheshet kryesore të kryeqytetit janë të mbuluara nga uji. /Insajderi.com