Nënkryetari i LDK-së: Agim Veliu ka menduar vetëm për vete

Nënkryetari i LDK-së: Agim Veliu ka menduar vetëm për vete

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, e ka arsyetuar vendimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku, për ta lënë jashtë kryesisë së LDK-së, Agim Veliun. Për këtë të fundit, Muhaxheri ka thënë se ka menduar vetëm për vete dhe se e ka dëmtuar partinë, transmeton Insajderi.

Sipas tij, Veliu ishte njëri ndër më të sulmuarit në kryesinë e kaluar.

“Insistimi i zotit Veliu, me gjithë atë energji negative për me qenë në dy ministri, i ka bërë dëm të madh partisë. Ai është imponuar për me qenë ministër i Punëve të Brendshme dhe kryetar komune. E ka lëshuar komunën, na ka jep atë energjinë negative dhe e kemi humbur Podujevën”.

“Ia kam tërheq vërejtjen që mos krijojë kësi momentumi se është momentum i keq për partinë edhe për krejt. Ai pasi e ka humbur Podujevën pastaj edhe këto tjerat. Qekjo është ai momentum negativ që ia krijojnë partisë, duke menduar vetëm për vete”, ka thënë Muhaxheri në RTV Dukagjini.

Ani pse Muhaxheri është zgjedhur përsëri nënkryetar i LDK-së, ai ka pohuar se nuk ka dashur që të jetë pjesë e kryesisë së re.

“Unë jam njëri prej anëtarëve të kryesisë që nuk kam pas qejf me u zgjedh. Unë s’kam dashtë me u zgjedh më as anëtar i kryesisë. Mua më janë kapur për një fjalë, për të cilën unë kryetarit Mustafa i kam thënë ‘Ata që lypin me u zgjedh mos i zgjedh, e ata që i cakton ti, duhet me u bo’”, ka thënë tutje ai./Insajderi.com