Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti, e ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, njofton Insajderi.
Ahmeti, i cili njëherësh është kryetar i Komunës së Lipjanit, ka thënë se vendi në këto zgjedhje ka dëshmuar pjekurinë e një procesi zgjedhor të rregullt e demokratik.
“Duke njohur rezultatin dhe procesin demokratik gjejmë rastin për ta uruar edhe fituesin e këtyre zgjedhjeve Lëvizjen Vetëvendosje! Dua të falënderoj të gjithë qytetarët dhe institucionet përgjegjëse për organizim të zgjedhjeve dhe të gjithë ata që u angazhuan në procesin zgjedhor për punën dhe angazhimin.
Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe me përgjegjësi para qytetarëve duke respektuar vendimin e sovranit. Ne do mbetem i përkushtuar në Lipjan- Me punë për Lipjanin!”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook./Insajderi.com