Nënkryetari i LDK-së i kthen përgjigje Vetëvendosjes për protesta

Nënkryetari i LDK-së i kthen përgjigje Vetëvendosjes për protesta

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, tha sot se nuk është momenti i duhur të organizohet protestë masive dhe se rruga nuk është zgjidhje, duke i kthyer përgjigje negative ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për organizim të protestave kundër ideve për ndarjen e Kosovës.

“Nuk e besoj që zgjidhet me protesta. Duhet të punojmë m’i forcu institucionet, duhet m’i kry punët brenda. Bile për problemet aktuale rruga nuk është zgjidhje”, tha Veliu në një deklarim për Gazetën Express.

Sidoqoftë, Veliu konsideron se tani nuk është mometi për të organizuar protestë.

“Ne çdo situatë që krijohet e diskutojmë në Kryesi pastaj vendosim. Por  nuk e besoj që është moment  i mirë me organizu tash protesta”, tha ai.

Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje ka ftuar Lidhjen Demokratike të Kosovës që të organizojnë një protestë të përbashkët. Kjo për shkak të zhvillimeve të fundit që po ndodhin në vend.