Nënkryetari i LDK-së ‘jep’ 1 milion dollarë për ata që e dinë këtë përgjigje

Nënkryetari i LDK-së ‘jep’ 1 milion dollarë për ata që e dinë këtë përgjigje

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, duke folur për ciklin e takimeve të zyrtarëve të tij dhe atyre të Vetëvendosjes, ka thënë se nuk e di se kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje.  Ai ka thënë se kjo përgjigje kushton 1 milion dollarë.

Haziri para gazetarëve tha se koha kur do të arrihet marrëveshja nuk dihet dhe me shaka u përgjigj në pyetjen se kur sakëtsisht do të ndodhë ajo.

“Uuu kjo është një përgjigje 1 milion dollarëshe”, tha Haziri.

Lutfi Haziri  tha se ekipet e të dyja partive janë duke punuar në arritjen e një koalicioni qeverisës.

“Çdo kohë mund të ndodh, është çështje që iu përket dy liderëve, por ekipet janë duke punuar brenda. Ekipet janë duke punuar brenda në definimin e qartë të angazhimeve konkrete në mënyrë që vërtetë të ketë rol dhe përgjegjësi të saktë dhe të definuar qartë, në mënyrë që të mos ndodhin në të ardhmen të ketë veprime të njëanshme të një partneri apo partnerit tjetër”.

“Sa i përket LDK-së nuk do të ketë kurrë veprime të njëanshme, ne kemi thënë dhe kemi mbajt fjalën. Nëse ka veprime të domosdoshme për të mos lejuar bllokimin e institucioneve, ne e kemi dhënë votën tonë”, tha ai.

Ai tha se janë duke u diskutuar të gjitha opsionet pas situatës së krijuar më 26 dhjetor, kur Glauk Konjufca i LVV-së është zgjedhur në krye të Kuvendit të Kosovës.